Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi në parim projektligjin “Për censin e popullsisë dhe të banesave"

  • Postuar më, 21/10/2020

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi sot projektligjin “Për censin e popullsisë dhe të banesave"

Të ftuar në mbledhjen e komisionit ishin Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT znj. Elsa Dhuli, si dhe stafi i këtij institucioni. Relatori i projektligjit z. Ilir Beqja në fjalën e tij u ndal tek rëndësia që kanë statistikat.

“Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë apo banesave, në fakt është një nga ushtrimet më të rëndësishme që ndodh në vendet e zhvilluara prej shumë vitesh, dhe ky projektligj është një nismë që përpiqet të rregullojë kuadrin ligjor sesi organizohen dhe zhvillohen censuset.”-, theksoi ndër të tjera relatori z. Beqja.

Pas komenteve, sugjerimeve dhe propozimeve të ndryshme, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj në parim.


Share