Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miraton projektligjin “Për censin e popullsisë dhe të banesave”

  • Postuar më, 21/10/2020

Në drejtimin e kryetarit, z. Enver Roshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, ne mbledhjen e sotme zhvilluar online,mori në shqyrtim projektligjin “Për censin e popullsisë dhe të banesave”. Të ftuara në komision për të bërë shpjegimin e përmbajtjes së këtij projekti ishin znj. Adela Xhemali, zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave
dhe Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, znj . Elsa Dhuli.
Znj. Xhemali  në fjalën e saj theksoi rëndësinë e censusit si  kusht për integrimin në BE.
Më tej, Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT znj. Dhuli rreshtoi disa nga  synimet që kërkohen të arrihen nërmjet këtij projektligji. Sipas znj. Dhuli dy prej synimeve të projektligjit në fjalë janë: prodhimi i statistikave të popullsisë dhe banesave, duke mirëpërcaktuar me ligj rolin e INSTAT-it si institucioni përgjegjës për kryerjen e suksesshme të procesit dhe kryerja e censit të popullsisë dhe banesave në përputhje me rekomandimet dhe standardet e reja ndërkombëtare.
Pas pyetjeve dhe diskutimeve, anëtarët miratuan në parim nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.


Share