Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Tahiri: Dosja e Kosovës në tryezën e Presidentit të ShBA, garanci për zgjidhjen përfundimtare

  • Postuar më, 24/09/2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Zëvendëskryeministrin  e  Republikës së Kosovës z. Besnik Tahiri.

Gjatë takimit u bisedua mbi çështje aktuale të zhvillimeve në Kosovë dhe në trajon.
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi,  vuri në dukje se “Shqipëria përshëndeti marrëveshjen ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, të firmosur në prezencën e Presidentit të ShBA Donald Trump. Kjo  Marrëveshje i hap rrugën marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes së ndërsjelltë. Natyrisht, marrëveshja e 4 shtatorit nuk është gjithshka do të dëshironim ne, shqiptarët. Por hapja e dosjes së Kosovës në tryezën e punës së Presidentit të ShBA është garanci e një procesi pa kthim prapa, deri në zgjidhjen përfundimtare të njohjes së Kosovës. Shqipëria mbështet gjithashtu dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Rezultati përfundimtar duhet të jetë një marrëveshje e detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës.”
Zëvëndëskryeministri Besnik Tahiri falenderoi Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruci, për pritjen dhe mbështetjen që Shqipëria i jep Kosovës në këtë fazë shumë të rëndësishme të zhvillimeve dhe nënvizoi  se “Është shumë i dobishëm njësimi i qëndrimeve të të dy vende në planin diplomatik dhe arenën ndërkombëtare. Mbështetja dhe përvoja e Shqipërisë është shumë e dobishme edhe në punën  e institucioneve dhe agjencive të Kosovës.”


 


 

 

 


Share