Mblidhet grupi i punës për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

  • Postuar më, 24/09/2020

Në zbatim të vendimit të Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike të datës 14 Shtator, sot u zhvillua mbledhja e grupit të punës për hartimin dhe propozimin e amendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Tre anëtarët e këtij grupi pune Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita u njohën me propozimet e mbërritura në Kuvend, konkretisht ai i Partisë Socialiste dhe disa amendamente te artikuluara nga Grupi Demokrat. Përfaqësuesi i opozitës parlamentare z.Korab Lita shprehu disa rezerva mbi propozimet e paraqitura dhe kërkoi më shumë kohë në dispozicion për të depozituar në këtë grup pune propozimet e tij në emër të opozitës parlamentare. Grupi u dakordësua që të vazhdojë punën dhe të rimblidhet gjatë pasdites së sotme për tu njohur me propozimet e z.Lita, në kërkim të arritjes së konsensusit sa më të gjërë për amendamentet e Kodit Zgjedhor. Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike i ka lënë afat këtij grupi pune datën 30 Shtator për të përmbyllur draftin.


Share