Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi dy projektligje

  • Postuar më, 23/09/2020

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi dhe miratoi dy projektligje: “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” të ndryshuar” dhe “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.

Të ftuar në mbledhjen e sotme ishin zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z. Artan Shkreli, si dhe përfaqësues nga AMF.

Lidhur me cështjet që u lanë të hapura për diskutim nga mbledhja e mëparshme për të dy projektligjet, në fjalën e tij z. Shkreli u shpreh se janë ezauruar vërejtjet dhe sugjerimet që u lanë nga anëtarët e komisionit dhe relatores, duke bërë një prezantim të detajuar të këtyre neneve.

Mbledhja vazhdoi me diskutime, komente dhe sugjerime të ndryshme mbi projektligjet.

Në fund të mbledhjes, projekligjet u miratuan nen për nen dhe në tërësi nga shumica e anëtarëve të komisionit. Mbledhja u zhvillua përmes platformës së komunikimit online, “Cisco Webex”.

 

 


Share