Komisioni për Integrimin Europian miratoi projekt–rezolutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të RSh në BE dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i BE”

  • Postuar më, 22/09/2020

22 shtator 2020

Komisioni për Integrimin Europian në drejtimin e kryetares znj. Rudina Hajdari në mbledhjen virtuale të radhës shqyrtoi dhe miratoi projekt- rezolutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.

Nënkryetarja e  Komisionit të Integrimit Europian, znj Senida Mesi, gjatë relatimit të saj bëri një ekspoze të projekt-rezolutës, si dhe Planit të veprimit për plotësimin  e 15 rekomandimeve të Këshillit Europian të datës 25 mars 2020.

Pas diskutimeve të ndryshme, anëtarët e këtij komisioni miratuan me shumicë votash projekt- rezolutën në fjalë.

Mbledhja e sotme e komisionit  u zhvillua përmes platformës virtuale të komunikimit “Cisco Webex”.


Share