Komisioni për Sigurinë Kombëtare, takim monitorues pranë Shtabit të Përgjithshëm Forcave të Armatosura

  • Postuar më, 18/09/2020

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, në funksion të ushtrimit të kompetencave të veta lidhur me kontrollin parlamentar, bazuar në nenin 18 dhe 19 të Rregullores së Kuvendit, zhvilloi një takim monitorues pranë Shtabit të Përgjithshëm Forcave të Armatosura.

Gjatë kësaj vizite anëtarët e komisionit u njohën nga Shefi i Shtabit me një prezantim mbi strukturën e Forcave të Armatosura, punën e tyre gjatë Pandemisë, realizimin e deritanishëm të buxhetit të akorduar, shqetësimet apo edhe sugjerimet e tyre me qëllim rritjen e nivelit të perfomancës dhe të sigurisë.


Share