Zëvëndëskryetarja e Kuvendit, znj.Vasilika Hysi priti Zëvëndëspërfaqësuesen e UNICEF në Tiranë, Znj. Edina Kozma

  • Postuar më, 15/09/2020


Zëvëndëskryetarja e Kuvendit, njëkohësisht Kryetare e Grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” , znj.Vasilika Hysi, u takua me Zëvëndëspërfaqësuesen e UNICEF-it në Tiranë, Znj. Edina Kozma.

 

Gjatë takimit u dikutua mbi çështje të përmirësimit të legjislacionit për fëmijët, ecurinë dhe problematikat e trajtuara nga Grupi i Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, sfidat e përballimit të vitit të ri shkollor për parandalimin e pasojave të pandemisë dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve etj.

 

Çështje të tjera që u diskutuan  ishin bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe UNICEFit për problematikat e  fëmijëve në Shqipëri, si buxheti për fëmijët, ndihma juridike për shqyrtimin e çështjeve ligjore që kanë lidhje me fëmijët, mbështetja me infrastukturë për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe në arsim etj.





Share