Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, dëgjesë me përfaqësues të botës akademike për ndryshimet kushtetuese

  • Postuar më, 06/07/2020

6 korrik 2020

Në drejtimin e Nënkryetares së Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, u zhvillua mbledhja e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku u vijua me shqyrtimin e nismës së opozitës “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”.

Nisma për ndryshimet kushtetuese e depozituar nga 28 deputetë të opozitës parlamentare konsiston në 3 aspekte: ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga një sistem proporcional me zona zgjedhore shumëemërore në një sistem zgjedhor proporcional me konkurim rajonal; ndryshimin e pragut zgjedhor, një parti hyn në parlament kur ka fituar 5% të votave të vlefshme në nivel vendi; si dhe listat e hapura të deputetëve ose moslejimi i kualicioneve parazgjedhor.

Në mbledhjen e sotme u zhvillua seancë dëgjimore me përfaqësues të botës akademike, ku morrën pjesë edhe 4 ekspertët konsitucionalistë. 

Në nisje të mbledhjes, znj. Hysi parashtroi se qëllimi i kësaj séance dëgjimore është marrja e sygjerimeve, ideve dhe komenteve të përfaqësuesve të botës akademike lidhur me nismën për ndryshime kushtetuese, të depozituar nga opozita parlamentare.

Përfaqësues të botës akademike dhanë idetë, komentet dhe sygjerimet e tyre konkrete lidhur me nismën për ndryshime kushtetuese, por dhe iu përgjigjën pyetjeve të drejtuara nga deputetët gjatë seancës dëgjimore. Në mbyllje të mbledhjes znj. Hysi u bëri thirrje të gjithë pedagogëve të fushës që nëse kanë ide, sygjerime apo informacione rreth nismës janë të ftuar t’i paraqesin opinionet e tyre me shkrim. 

Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes platformës së komunikimit online Cisco Webex.



Share