Nisma e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, Këshilli Legjislacionin dhe Komisioni i Ligjeve seancë dëgjimore me shoqërinë civile

  • Postuar më, 03/07/2020


3 korrik 2020

Në drejtimin e Nënkryetares së Kuvendit, znj. Vasilika Hysi u zhvillua mbledhja e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku u vijua me procedurën e shqyrtimit të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e 28 deputetëve të opozitës parlamentare.

Në mbledhjen e sotme u zhvillua seancë dëgjmore me përfaqësues të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe në fushën e monitorimit të proceseve zgjedhore.

Në nisje të mbledhjes, znj. Hysi parashtroi se qëllimi i kësaj séance dëgjimore është diskutimi i nismës për ndryshime kushtetuese, të depozituar nga opozita parlamentare, që konsistojnë në: ndryshim të sistemit zgjedhor, nga sistem proporcional me zona zgjedhore shumëemerore në sistem zgjedhor proporcional me konkurim rajonal; ndryshimin e pragut zgjedhor, si dhe moslejimin e kualicioneve parazgjedhor.

Të ftuarit që morën pjesë në këtë seancë dëgjimore ishin përfaqësues nga: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri; Partnerns Albania for Change and Development; CRCA;  Instituti i Studimeve Politike; Komiteti Shqiptar i Helsinkit; Res Publika; Shoqata për Kulturë Demokratike; Coalition for Reforms, Integration and Consolidated Institutions (KRIIK Albania). 

 Të pranishëm në seancë ishin edhe z. Erind Mërkuri, znj.Adea Pirdeni, z.Ilir Rusmaijli dhe znj.Elira Kokona, që janë 4 ekspertët konsitucionalistë të thirrur për të ndjekur nismën, për të dhënë komentet dhe gjykimin e tyre mbi të. 

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhanë idetë, komentet dhe sygjerimet e tyre konkrete mbi nismën e ndërmarrë nga opozita parlamentare.

Znj. Hysi vlerësoi komentet profesionale dhe gjithëpërfshirëse të pjesëmarrësve dhe garantoi se kjo nismë do të ketë një vëmendje të veçantë, që do i jepet e gjithë koha e mjaftueshme dhe e domosdoshme për tu shqyrtuar. Ajo u bëri thirrje të gjithë “think- tankeve”, rrjeteve të ekspertëve, fondacioneve apo organizatave të shoqërisë civile që mund të kenë sygjerime konkrete për nismën ti adresojnë ato. 

Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes platformës së komunikimit online, Cisco Webex.


Share