Komisioni për Integrimin Europian miratoi projektligjin “Kodi ajror i Republikës së Shqipërisë”

  • Postuar më, 03/07/2020

3 korrik 2020

Komisioni për Integrimin Europian në drejtimin e kryetares znj. Rudina Hajdari, në mbledhjen virtuale të radhës, mori  në  shqyrtimin projektligjin  “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

Të ftuar në këtë seancë dëgjimore,  në komisionin për dhënie mendimi, ishin z. Artan Shkreli, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë,  znj. Edlira Kraja, Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, si dhe përfaqësues të MIE.

 Pas  miratimit të procesverbalit të datës 17.06.2020 dhe miratimi i kalendarit për periudhën 6-24 korrik 2020, komisioni vijoi me rendin e ditës .

“Ky projektligj është paraqitur dhe më parë, por është tërhequr për t’u riparë dhe për t’iu përshtatur rregullores thelbësore, në bazë me Bashkimin Europian. Ky ligj prek mjaft nene të këtij projektligji, por kodi egzistues nuk është prekur “, u shpreh z. Shkreli. Më pas u vijua  me pyetje dhe diskutime nga anëtarët e këtij komisioni, ku në fund ky projektligj u miratua   nen për nen dhe në parim.

Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes platformës së komunikimit online, Cisco Webex.

 


Share