Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Zëvëndsëpresidenten e Asamblesë së OKB, Besiana Kadare

  • Postuar më, 01/07/2020

1 korrik 2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uroi sot Përfaqësuesen e Përhershme të Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, për zgjedhjen Zëvëndëspresidente e Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. “Zgjedhja juaj si Përfaqësuese e Përhershme e Shqipërisë, në detyrën e lartë të Zëvëndëspresidentes së Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është një sukses kombëtar dhe politik. Uroj ta kryeni me sukses këtë mision dhe ta përdorni maksimalisht këtë mundësi për të lartësuar emrin, dinjitetin dhe kontributin e atdheut tonë në arenën ndërkombëtare.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi


Share