Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë rrëzon nismën e z. Murrizi “Për moshën e daljes në pension pleqërie të pilotëve në Republikën e Shqipërisë”

  • Postuar më, 01/07/2020

Në drejtimin e kryetarit, z. Enver Roshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në mbledhjen e sotme zhvilluar on line, mori në shqyrtim projektligjin  “Për moshën e daljes në pension pleqërie të pilotëve në Republikën e Shqipërisë", nismë e deputetit,  z.Myslym Murrizi.
Pjesemarrës në mbledhjen e Komisionit ishin: znj. Dajna Sorensen, zëvendësministre në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, z. Astrit Kuka, Drejtor I Politikave te Punesimit dhe Arsimit Profesional dhe z. Nuri Laknori, Drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar në Ministrinë e Mbrojtjes
Z. Murriz, shpjegoi arsyet e kësaj nisme dhe theksoi se nisma merr shkas nga shqetësimi i pilotëve, që ka të bëjë me moshën e daljes në pension pleqërie të tyre.
 Z. Murrizi sqaroi më tej, se profesioni i pilotit është në  të njëjtën kategori vështirësie me minatorët, por në ndryshimet që u bënë per ta, pilotët, nuk u morën në konsideratë, "ndaj"  theksoi z. Murrizi, "propozoj moshën e daljes në pension te paktën 60 vjec, si moshe kufi e lejimit te fluturimit si Komandant Ekuipazhi, Pilot InComand/PIC, edhe nga vendet partnere. Pilotet ushtarake largohen nga puna ne moshen 55-59 vjeç sipas gradave Major, Nenkolonel, Kolonel, kur nuk mund te ushtrojnë profesionin si pilotë civil dhe duhet të presin moshën 65 vjeç për të fituar pensionin e plotë, duke përfituar gjatë kësaj periudhe një pension të parakohshem, tepër minimal, gjë që nuk përfitohet nga pilotët civile, duke u privuar nga e drejta e pensionit te pleqërisë deri në moshën 65 vjeç”  detajoi z. Murrizi.
Nga ana e saj znj. Sorensen shprehu mosdakortësinë si përfaqësuese e Ministrisë së Financave, pasi sipas vlerësimit të kësaj ministrie, ky projektdraft nuk është në konformitet me dokumentin e politikave të pensioneve dhe me ligjin  “Për Sigurimet Shoqërore” në Republikën e Shqipërisë.
Relator të projektligjit, ishin z. Ilir Pendavinji dhe z. Halim Jakimi.
Pas sugjerimeve, pyetjeve dhe diskutimeve, anëtarët votuan kundër me shumicë votash, këtë projektdraft.


Share