Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ngushëllime për ndarjen nga jeta të Profesorit Arjan Pushi
- Postuar më, 30/06/2020

30 qershor 2020
Me trishtim
të thellë mësova ndarjen nga jeta të Profesorit të Universitetit të Mjekësisë,
mjekut të shquar Arjan Pushi. Doktor
Arjani, i cili ua kushtoi jetën dhe karierrën e tij qytetarëve dhe pacientëve,
humbi betejën për jetën e vet, në luftë me koronavirusin Covid-19. Ai u shërbeu të sëmurëve deri sa kishte frymë
dhe energji, duke mos e marrë në sy rrezikun. I shpreh ngushëllimet familjes, e
cila humbi njeriun e vet më të dashur. Mjekësia shqiptare humbi një model të
spikatur përkushtimi, shërbimi e vetëmohimi. Kjo humbje duhet të jetë një
sinjal alarmi për të gjithë, se koronavirusi nuk ka ikur, rreziku prej tij është
i madh për të gjithë qytetarët. Të gjithë duhet të mbrojmë jetën tonë,
por të bëjmë kujdes edhe për jetët e njerëzve që na rrethojnë. Institucionet
duhet të zbatojnë rreptësisht të gjitha protokollet e mbrojtjes, ndërsa
qytetarët të ndërgjegjësohen se mbrojtja më e mirë nga Covid-19 është kujdesi
individual dhe respektimi rigoroz i rregullave mbrojtëse. Mbrojtja e jetëve
është sot një detyrë individuale, njerëzore e kombëtare, e institucioneve, por
edhe e qytetarëve.