Mbahet takimi i katërt i bordit të Rrjetit të Komisioneve për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në Parlamentet e Ballkanit Perëndimor

  • Postuar më, 29/06/2020

                       

26 qershor 2020

Më datë 26 qershor 2020, u mbajt online takimi i katërt i bordit të Rrjetit të Komisioneve për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor (HUGEN), ku morën pjesë znj. Vasilika Hysi në cilësinë e kryetares së Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut dhe znj. Eglantina Gjermeni në cilësinë e kryetares së Nënkomisionit për Barazinë Gjinore.

Në këtë takim u diskutua ecuria e realizimit të projektit në të gjitha vendet e rajonit, si dhe u miratua kalendari i  aktiviteteve deri në përmbylljen e këtij projekti në vitin 2021. Fokusi kryesor i diskutimit ishte ndarja e përvojave nga çdo parlament i vendeve të rajonit, lidhur me ecurinë e realizimit të raportit të monitorimit të një ligj, pas miratimit dhe zbatimit të tij. Çdo parlament pjesëmarrës i Rrjetit HUGEN ka përzgjedhur një ligj, të miratuar prej vitesh, në mënyrën se si zbatohet, për të monitoruar sa edhe si është zbatuar, problematikat që janë hasur në (mos)zbatimin e plotë të tij, si edhe dhnëia e sygjerimeve për të përmirësuar zbatimin në praktikë të ligjit.

Kuvendi i Shqipërisë ka përzgjedhur  për të monitoruar një aspekt të ligjit “Për barazinë gjinore”, konkretisht zbatimin e kuotës gjinore në institucionet qëndrore dhe vendore, institucionet e pavaruara dhe borde. Me paraqitjen e projektraportit, nënkomisionet do të vijojnë me zhvillimin e seancave dëgjimore publike në lidhje me gjetjet e raportit dhe do të vlerësojnë mundësitë e zgjerimit të këtij procesi për ligje të tjera dhe nga komisionet parlamentare të tjera. Është e rëndësishme që të theksohet se, modeli i monitorimit të këtij ligji, do të përdoret si praktikë e vazhdueshme pune nga komisionet parlamentare të parlamenti të Shqipërisë, duke rritur kapacitetet monitoruese të parlamentit dhe rolin mbikqyrës të tij.

 

 


Share