Konsultimi i jashtëm për faqen web të Kuvendit të Shqipërisë

  • Postuar më, 22/05/2020

Në kuadër të përgatitjeve për krijimin e faqes së re të Kuvendit të Shqipërisë, Kuvendi ka filluar një proces konsultimi me të gjithë strukturat e saj në lidhje me rubrikat, përmbajtjen dhe strukturimin sa më të mirë të mundshëm të informacionit. 
 
Për shkak të rrethanave, konsultimet do të bëhen përmes mjeteve elektronike ose pyetësorëve online. Pyetësorët janë vënë në dispozicion të deputetëve, qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore të cilët dëshirojnë të japin kontributin e tyre në përmirësimin e tij. Kuvendi ka filluar punën me studimin dhe mbledhjen e materialeve për të krijuar strukturën e faqes web, dizajnin si dhe organizimin e çdo rubrike. Janë ndjekur Guidelines for Parliamentary Website hartuar nga Inter-Parliamentary Union (IPU) dhe një përmbledhje të udhëzimeve që ka prezantuar NDI dhe OSCE. Përpos gjithë kontributit të tyre, i vlefshëm do ishte dhe sugjerimi i publikut të gjerë për të krijuar një faqe sa më të thjeshtë në përdorim dhe informuese.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit, sugjerimet më të mira do të zbatohen për këtë projekt. 
 
Për këtë qëllim është zhvilluar një pyetësor të cilin mund ta aksesoni në pyetsorin e mëposhtëm:
 

Do ta vlerësonim nëse mund të na jepni mendimet tuaja brenda datës 25 Maj duke iu përgjigjur pyetjeve mbi krijimin e faqes së re. 

Kontributi juaj me anë të sugjerimeve është shumë i rëndësishëm për ne.

Faleminderit!


Share