Zgjedhjet parlamentare


Kuvendi i Shqipërisë përbëhet nga 140 deputetë të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore. Zonat përputhen me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial, qarkut, sipas ligjit nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. Zona zgjedhore shërben si njësi zgjedhore për zgjedhjen e një numri të caktuar mandatesh, sipas rregullave të përcaktuara në ligjin e mësipërm. Kufijtë administrativë të qarqeve vendosen me ligjin për ndarjen administrative e territoriale të Republikës së Shqipërisë.
Rezultati i zgjedhjeve të fundit paraqitet si vijon:
Partia Socialiste e Shqipërisë 74 mandate
Partia Demokratike e Shqipërisë 43 mandate
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 19 mandate
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 3 mandate
Partia Social Demokrate 1 mandat