Migiro:“Shqipëria është një vend model që po ecën shumë shpejt dhe Parlamenti ka një rol thelbësor në këtë progres”
[ 08 Shtator, 2010 ]
...
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton tre projektligje të rëndësishme
[ 08 Shtator, 2010 ]
...
Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe Komisioni për Politikën e Jashtme diskutojnë dhe miratojnë disa marëveshje financiare për rindërtimin e infrastrukturës rurale dhe dytësore në vend.
[ 08 Shtator, 2010 ]
...
Komisioni për Çështjet Ligjore miraton tre marrëveshje të rëndësishme me BEI, BIZH dhe OPEC për ndërtimin e rrugëve rurale dhe rajonale
[ 07 Shtator, 2010 ]
...
Komisioni për Ekonominë miraton kalendarin trejavor dhe një projektligj për ratifikimin e një konvente mbi telekomunikacionin
[ 07 Shtator, 2010 ]
TematSot në kuvendGet the Flash Player to see this rotator.
|
Procesverbal, datë 10.02.2009Drejton mbledhjen:
Preç ZOGAJ – KRYETAR I KOMISIONIT
Marrin pjesë: Preç ZOGAJ, Besnik MUSTAFAJ,Gilman BAKALLI,Lajla PËRNASKA,Neritan CEKA,Fatmir MEDIU,Petro KOÇI.
Mungojnë: Arta DADE, Vangjel DULE, Skënder GJINUSHI, Fatos NANO, Namik DOKLE,Kastriot ISLAMI,Paskal MILO,Arian STAROVA.
Të Ftuar: Deputeti Pëllumb Xhufi, kandidati për Ambasador te jashtëzakonshem dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, z.Shpëtim Çaushi, kandidati për Ambasador të jashtezakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Portugalisë z.Edmond Trako dhe kandidati për Ambasador të jashtezakonshem dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë z. Valter Ibrahimi.
Rendi i ditës:
Seancë dëgjimore me kandidatin për Ambasador te jashtëzakonshem dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, z.Shpëtim Çaushi dhe me kandidatin për Ambasador të jashtezakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Portugalisë z.Edmond Trako dhe me kandidatin për Ambasador të jashtezakonshem dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë z. Valter Ibrahimi. Propozimin e projektligjit”Per ratifikimin e marreveshjes ushtarake te grantit, ndermjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërise dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”
Propozimin e projektligjit ”Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet keshillit te ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”.
HAPET MBLEDHJA
Preç ZOGAJ- Mbledhjen e deklaroj të hapur. Fillojmë mbledhjen dhe në rend të ditës kemi, seancën dëgjimore me kandidatin për Ambasador të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, z.Shpëtim Çaushi , me kandidatin për Ambasador të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Portugalisë z.Edmond Trako dhe me kandidatin për Ambasador të Republikës së Shqipërisë ne Republiken Federale të Gjermanisë z. Valter Ibrahimi.Propozimi i kandidaturës për Ambasador të Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse z.Sokol Gjoka është shtyrë për t’u shqyrtuar javës tjetër për arsye teknike. Vazhdojmë me prezantimin e kandidatëve me një përshkrim të shkurtër rreth eksperiencës tuaj në diplomaci dhe rreth detyrës që eventualisht do të kryeni,më pas me praninë e mediave do të procedojmë me pyetje nëse do të ketë nga anëtarët e Komisionit.Fjala është për ju z.Çaushi
Shpëtim ÇAUSHI- Faleminderit z.Kryetar.Atëhere unë quhem Shpëtim Çaushi.Kam një kohë të gjatë që jam pjesë e diplomacisë shqiptare kjo do të thotë që kam qënë ambasador në disa shtete ,gjithashtu kohët e fundit kam ushtruar funksionin tim si ambasador në Republikën Federale të Gjermanisë.Kohët e fundit kam shërbyer si Ambasador, pranë Këshillit të Europës,Strasburg,Francë, dhe pres dekretimin në Serbi dhe ajo që shpresoj është që eksperineca e grumbulluar në këto vite karrierë të më shërbejë në këtë detyrë
Preç ZOGAJ- Ju faleminderit,fjala për z.Ibrahimi.
Valter IBRAHIMI - Faleminderit z.Kryetar i Komisionit. Atëhere unë quhem Valter Ibrahimi.Unë jam aktualisht Ambasador në Republikën e Austrisë.Karriera ime pranë Ministrisë së Jashtme në fushën diplomatike daton që në vitin 1992 si specialist në Drejtorinë e Parë(aktualisht Drejtoria Rajonale},në Ministrinë e Jashtme.Në marrëdhëniet me shtetet fqinje kontributi im ka qënë normal dhe i pakushtëzuar.Vlerësoj mbështetjen e z.Pëllumb Xhufi në propozimin tim për të qënë kandidatura e përshtatshme për ambasador ne Republikën Federale të Gjermanisë.Në këtë kontekst e konsideroj një përgjegjësi nëse do të konsiderohem për këtë detyrë.
Preç ZOGAJ- Ju faleminderit,fjala për z.Trako. Edmond TRAKO- Faleminderit z.Kryetari i Komisionit. Atëhere unë quhem Edmond Trako.Pa dashur të zgjatem karriera ime në diplomaci daton që në vitin 1997 ku kam punuar në Drejtorinë e Amerikave pranë Minstrisë së Jashtme si dhe më vonë në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare me raportimet (në OKB dhe KE) per minoritetet,etj.Më është ofruar vëndi i Ambasadorit në Portugali e cila do të jetë një Përfaqësi e re do të thotë një Ambasadë e re dhe urimi im është që t’a përmbush me përgjegjësi detyrën që eventualisht do të më ngarkohet.
Preç ZOGAJ- Ju faleminderit,ftoj anëtarët e Komisionit nëse kanë ndonjë prononcim për të bërë.
Neritan CEKA – Ky është një nga ato raste që nuk kishim nevojë për të parë curriculum vitae të kandidatëve për Ambasadorë në vëndet e lartpëmendura sepse të tre kandidatët i njohim dhe kam vetëm fjalë të mira sepse janë që të tre pjesë e elitës së diplomacisë Shqiptare.Kjo spjegon edhe mospjesëmarrjen e opozitës sot sepse nuk ka se cfarë të thotë kundër këtyre 3 kandidaturave.I uroj punë të mbarë këtyre 3 kandidatëve.
Besnik MUSTAFAJ- I njoh te tre kandidatët dhe kam përshtypjet më të mira për ta sepse e di se si punojnë dhe mendoj se janë zgjedhje të mira.Mendoj se z.Çaushi shkon në Serbi në një moment shumë të rëndësishëm për politikën në rajon,po ashtu mendoj se z.Trako do bëjë të pamundurën për përfaqësinë tonë në Lisbonë,të njëjtin mendim ndaj edhe për z.Ibrahimi që shkon në Gjermani.Mungesa e opozitës sot në Komision nuk është serioze, por nuk është akoma vëndi për të paragjykuar para zgjedhjeve këto kandidatura.Sidoqoftë i uroj të tre kandidatëve suksese në detyrat përkatëse.
Preç ZOGAJ- Fjalën e ka z.Koçi.
Petro KOÇI- Është e vërtetë që në Komisionin e Jashtëm nuk vihet re nëse ka pozitë edhe opozitë, por edhe me mungesën sot të opozitës këto tre kandidatura duhet të respektohen,megjithëse kam dy vërejtje sepse më çudit agresioni pozitiv i Ministrisë së Jashtme për ti s’jellë të tre kandidaturat në një kohë dhe uroj të mos jetë një truk.Nga ana tjetër më duken tre kandidatura të mira dhe për më shumë e njoh punën e z. Çaushi dhe i uroj dhe z.Trako dhe z.Ibrahimi sukses në detyrat përkatëse dhe shpresoj që vonesat në paraqitjen e kandidaturave të jenë arsyeja e një reflektimi serioz.
Fatmir MEDIU- Unë do të shpreh reflektimin tim dhe mendoj se z.Çaushi do të ketë një pozicion si ambasador në një vënd sic është Serbia dhe duhet parë në një këndvështrim specifik sidomos pas rezolutës që miratuam pë aplikimin si vënd kandidat në BE,po ashtu dhe Gjermania ka një vënd specifik, dhe fakti që kemi një ambasadë për herë të parë në Portugali është për tu vlerësuar.Nuk kam asnjë vërejtje për të tre kandidatët por do të doja që të kishin një kujdes të veçantë në marrëdhëniet me Kuvendin.
Preç ZOGAJ- Ju falenderoj për ekspozenë.Mediat janë të lutura të dalin.(Mediat dalin nga zyra e Komisionit).Keni ndonjë pyetje?
Fatmir MEDIU – Unë mendoj se Ambasadat dhe përfaqësuesit e tyre mund të vijnë në Komisionin e Jashtëm edhe për probleme që mund të dalin në punën dhe përfaqësinë e tyre në vëndin përkatës, ku ato ushtrojnë detyrën dhe kjo mund të zgjidhet me mbledhje jo formale të Komisionit.
Besnik MUSTAFAJ- Kisha dicka në lidhje me punën e z. Çaushi i cili mendoj se ka qënë një amabsador korrekt.
Lajla PËRNASKA- Këto kandidatura ishin shumë të mira, për të mos qënë prezent opozita.
Pëllumb XHUFI – Unë ndjej një kënaqësi të veçantë që jam sot prezent në këtë Komision,sepse ndodhem pranë tre kolegëve që janë kandidatë për ambasadorë por që e kanë ushtruar këtë detyrë edhe më parë dhe e kanë përfaqësuar shtetin Shqiptar në çdo dimension.Së pari z.Çaushi vjen nga një eksperiencë e madhe në këtë fushë dhe me vëndin ku do të shkojë, ne kemi një marrëdhënie shumë specifike,z.Ibrahimi po ashtu,dhe z.Trako që shkon në Portugali e cila për herë të parë do të ketë një Ambasadë Shqiptare.Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm t’i uroj te tre kandidatëve suksese në detyrat përkatëse.
Preç ZOGAJ- Në këto emërime gjejnë përgjigje disa shqetësime dhe këtu vijnë diplomatë karriere, e dyta është ngritur shqetësimi i vonesave në ardhjen e këtyre kandidaturave.Kandidati i Gjermanisë nuk është dekretuar nga Presidenti dhe është e drejta e këtij të fundit për një gjë të tillë kjo i jep shpjegim disa vonesave.Ne zbatojmë ligjin.Përsa i përket Serbisë,jam dakort me z.Mediu.Serbia është një vënd me të cilin kemi marrëdhënie specifike dhe e vetmja fryme e këtij Komisioni por edhe e marrëdhënieve tona me Serbinë është ajo e paqes për të cilën ne do të shërbejmë, gjithmonë sepse jemi një vënd që duam ta ruajmë këtë të fundit në rajon.Politika jonë është që të ecim përpara në dimensionin parlamentar duke bërë takime të gjëra dhe duke bërë një lobing të madh për cështjen e aplikimit ne BE.Mbështjetja pa rezerva e tre kandidatëve, është nga të gjithë anëtarët prezent të Komisionit.Ju uroj suksese te tre kandidatëve në detyrat e reja.
Vazhdojmë mbledhjen me marrëveshjen që ka të bëjë me Propozimin e projektligjit ”Për ratifikimin e marrëveshjes ushtarake të grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.Ka verejtje?Jo.Atëherë miratohet.
Kalojmë tek marrëveshja që ka të bëjë me Propozimin e Projektligjit”Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”.Ka verejtje?Jo.Atëherë miratohet.
-Mbyllet mbledhja-
|
Live
Video Galeri
Get the Flash Player to see this player.
|
©
2010
Kuvendi i Shqiperisë.
Të gjitha të drejtat e rezervuara