SHQIP | ENGLISH

Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

Parlamenti shqiptar, rol pozitiv në përpjekjet e Shqipërisë për integrim euroatlantik.

 
 
Kryetari i Senatit çek përshëndet Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit: Shqipëria më pranë se kurrë BE-së dhe NATO-s.
 
Fjala e K ryetarja së Kuvendit Jozefina Topalli
 
I nderuar President i Senatit të Çekisë, Sobotka
I nderuar Kryeministër
Shkëlqesi ambasadorë
Kolegë deputetë,
Më lejoni që në emrin tuaj, t’i uroj mirëseardhjen në shtëpinë e shqiptarëve, një miku, Presidentit të Senatit të Çekisë, Premysl Sobotka.
Në shkurt të vitit të shkuar gjatë vizitës zyrtare në Çeki, unë ju ftova juve zotin Sobotka të na nderonit me pjesmarrjen tuaj në parlamentin e Shqipërisë, dhe sot ndihem vërtet shumë e lumtur t’ju kemi mes nesh, si një dëshmi e miqësisë së fortë mes dy vendeve dhe popujve, të cilët kanë luftuar shumë për identitetin e tyre dhe për ngritjen e një shteti modern.
Çekia është një model i mirë për ne, në etapat drejt integrimit në BE dhe NATO dhe ne e konsiderojmë një partner të rëndësishëm tonin në rugën e arritjes së këtyre objektivave prioritarë.
Shqipëria po ndërton tashmë historinë e zhvillimit dhe progresit, ka një
transformim të jashtëzakonshëm, ka një rritje ekonomike të admirueshme, ofron një klimë të sigurt dhe favorizuese për biznesin, po forcon gjithnjë e më shumë shtetin e së drejtës, po reflekton siguri në rajon, është më pranë se kurrë BE-së dhe NATO-s.
Në janar të vitit të ardhshëm Çekia do të marrë presidencën e BE-së, kohë kur ne besoj do të kemi përmbyllur fazën e ratifikimit të MSA-së. Presidenca juaj e BE-së është shumë e rëndësishme edhe për faktin se ju më shumë se çdo vend tjetër mund të kuptoni historinë tonë të vështirë, nën diktaturë dhe aspiratën tonë për t’ju bashkuar perëndimit.
I nderuar President Sobotka,
Ju sot më dhatë një lajm të mirë; Senati çek do të ratifikojë brenda tetorit protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Po sot morëm lajmin se  Parlamenti i Lituanisë ratifikoi Protokollin e NATO-s, pas Shteteve të Bashkuara, Hungarisë dhe Letonisë. Unë besoj se me këtë ritëm do të mund të mbyllim këtë fazë dhe në Samitin e 2009-tës do të bëhemi anëtare me të drejta të plota të Aleancës së Veriut.
Ajo që ne vlerësojmë është edhe qëndrimi çek për rajonin në përgjithësi dhe ndaj Kosovës, në veçanti me njohjen e saj në maj të këtij viti. Është tashmë e qartë, se pavarësia e Kosovës ka shtuar stabilitetin në rajon dhe i ka dhënë nxitje proceseve të tij integruese në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
Miqësia e dy popujve tanë, i nderuar President Sobotka, është e hershme; shumë studentë kanë përfundur studimet e tyre në vendin tuaj ku janë ndejerë si në shtëpinë e tyre, dhe më vjen mirë që tashmë kjo miqësi është rivitalizuar dhe marrëdhëniet tona janë intensifikuar.
Megjithatë, edhe pse vitet e fundit, bashkëpunimi ekonomik dypalësh ka njohur rritje, ka akoma shumë për të bërë po të kemi parasysh se tradicionalisht Çekia ka qenë një nga partnerët kryesorë ekonomikë të Shqipërisë.
Dëshira jonë është të shohim një prezencë edhe më të madhe  të investitorëve çekë në vendin tonë, për t’ju përgjigjur kështu potencialit ekonomik ekzistues.
Kjo vizitë e juaja, është një dëshmi e miqësisë tradicionale që lidh dy popujt dhe vendet tona. Le të angazhohemi së bashku për forcimin e kësaj miqësie, si partnerë, si aletatë, si dy vende që ndajnë vlera të përbashkëta.

 Fjala e Presi dentit të Senatit çek
 
E nderuara zonja Kryetare,
Të nderuar deputetë të Parlamentit,
Të nderuar anëtarë të Trupit Diplomatik,
Zonja dhe Zotërinj,
Jam shumë i lumtur që jam këtu mes jush.
Më lejoni t’ju përshëndes nga zemra në emër të Senatit çek dhe përfaqësuesit e Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë. Vizitën time në Shqipëri e konsideroj jo vetëm si shprehje e mbështetjes për proceset integruse në strukturat aktuale europiane dhe euroatlantike, por edhe si një rast për të këmbyer eksperiencat tonë në këtë proces në nivel parlamentar.
Aktualisht po ndjek me interes përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në strukturat euroatlantike.
Ndërkaq arritja juaj në Bukuresht është një hap i rëndësishëm në këtë rrugë, ashtu si edhe një rol pozitiv, të cilin ka luajtur në këtë drejtim Parlamenti shqiptar.
Republika Çeke është prej një farë kohe anëtare e NATO-s dhe e KE-së dhe si e tillë ka eksperienca, të cilat mund të jenë të frytshme për kolegët tanë shqiptarë. Rruga të cilën keni zgjedhur është një sinjal i qartë për vendet e tjera, se qytetarët e vendit tuaj të mrekullueshëm ndajnë me ta të njëjtat vlera.
 
Demokracia dhe liria e njeriut janë të nevojshme për zhvillimin e ekonomisë dhe të niveleve shoqërore.
Të dyja vendet tona e penguan për dhjetëra vite totalitarizmi komunist në zhvillimin ekonomik dhe të kulturës demokratike të politikës. Prandaj dhe eksperiencat negative apo pozitive të të dyja vendeve tona përgjatë zhvillimit të ekonomisë, procesit të privatizimit dhe ndërtimit të institucioneve demokratike, duhen parë me kujdes të veçantë, pa pasur parasysh dallimet midis kulturës së Europës Qendrore dhe asaj të Ballkanit.
Duke hedhur vështrimin nga e ardhmja, ka shumë pika të përbashkëta që ia vlejnë të diskutohen. Kjo edhe për sa i përket pjesëmarrjes sonë në procesin e integrimit, ku kohët e fundit po shfaqen tendenca që kjo çështje të lihet në dorë të pikëpamjes së unifikuar nga kryesia.
Jam mendimit se do të ishte vendim i gabuar nëse do të injoronim specifikat e vendeve dhe të mos përfillnim rolin e parlamenteve përkatëse, të cilët janë të lidhur ngushtë me qytetarët e tyre, në ndryshim nga një grusht burokratësh në Bruksel.
Republika Çeke pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitet ’90 u rikthye së bashku me vende të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore aty ku e kishte vendin më parë, domethënë në botën demoratike.
Të gjitha këto vende kaluan një periudhë transformimesh të thella në të gjitha fushat e jetës. Na u desh të ndryshojmë ekonominë nga centralizimi në sistemin liberal, na u desh të ndryshonim kuadrin ligjor, të implementonim zbatimin e ligjit përgjatë ndarjes së pushteteve, sepse pavarësia e gjykatave është një kusht themelor për shtetin demokratik.
Ndërkaq edhe shoqëria ndryshoi, opinioni i njerëzve ndryshoi, duhej të merrnin më shumë përgjegjësi mbi vete për familjen e tyre, për komunën ose qytetin dhe, sigurisht, për shtetin e tyre.
Nuk ishte dhe nuk është e lehtë, por rezultati është një shoqëri qytetare dhe një rritje e ndjeshme ekonomike, e cila plotëson nevojat e individit dhe në këtë mënyrë të të gjithë shoqërisë. Kjo ka të bëjë direkt me ndryshimin shoqëror, por shteti duhet të krijojë kushtet e duhura edhe për qytetarët e vet, të cilët nuk munden për arsye shëndeti ose për arsye të tjera sociale të kujdesen për veten e tyre. Kjo gjë sigurisht duhet të kryhet me qëllime të qarta dhe jo sipërfaqësore, në mënyrë që njerëzit të mos keqpërdorin ndihmën sociale dhe të mos përfshihen në të ashtuquajturën “ekonomi gri”.
Siguria ka dy plane: kombëtare dhe ndërkombëtare. Të dyja janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Jetojmë në një kohë kur bota është e rrezikuar prej terrorizmit, por ekzistojnë edhe rreziqe të tjera, për shembull, siguria energjetike. Duhet të bëjmë kujdes që disa vende të mos bëhen të varura nga disa vende të tjera vetëm sepse ato kanë burime energjie të mjaftueshme.
Të gjitha këto çështje janë ato, të cilat duhet të zgjidhen në nivel europian, por gjithmonë me mbështetjen e përfaqësuesve kombëtarë, të cilët janë të përgjegjshëm për ligjet e vendeve të tyre.
Për fat të mirë jam optimist dhe shikoj se në Europë ka shumë politikanë, të cilët janë të ndërgjegjshëm për principin e subsidialitetit, në mënyrë të tillë që Komuniteti Europian të jetë më shumë elementë, në mënyrë që të bëjë konkurrencë, gjithashtu, të dëgjojë zërin e Parlamentit çek ose edhe të Parlamentit shqiptar, dikur.
Besoj se lidhjet midis qytetarëve të të dyja vendeve do të jenë ne të ardhmen po kaq të mira sa marrëdhëniet tona politike.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Foto Galeri

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara