Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

27 qershor 2008 - Prodi: “Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe ka pësuar transformime të mëdha.”

 

27 qershor 2008 - Prodi: “Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe ka pësuar transformime të mëdha.”


 
“Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, ka ecur përpara me reformat, ka pasur përparim të vazhdueshëm  dhe ka një demokraci funksionale. Kështu u shpreh ish presidenti i KE-së dhe ish kryeministri i Italisë, Romano Prodi, në Konferencën e organizuar nga Universiteti “Zoja e Këshillit të mirë” në Tiranë në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës, me temë: “Zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, integrimi i Shqipërisë”, ku ishte e ftuar për të referuar edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
 
“Shqipëria, tha zoti Prodi ka pësuar transformime të mëdha. Lufta kundër kriminaliteti është bërë e fortë dhe ka rezultate të dukshme. Në çështjen e Ksosovës Shqipëria ka luajtur një rol të ekuilibruar dhe konstruktiv. Shqiëria është një vend homogjen përsa i përket mbështetjes së opinionit publik për integrimit në BE dhe ky është një fakt shumë i rëndësishëm.
 
Samiti i NATO-s në Bukuresht, ku u bë e mundur marrja e ftesës për anëtarësim  në NATO, është një arritje e madhe, tha zoti Prodi, që do të ketë një ndikim të madh politik dhe ekonomik.”
 
“Nuk ka paqe definitive në Europë, theksoi ai, pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.”
 
Romano Prodi, një miku të madh dhe mbështetësi të fuqishëm të  Shqipërisë dhe shqiptarëve Në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë se ky diskutim bëhet në një kohë kur një erë e re po fryn në Shqipëri dhe në Ballkan, era e paqes dhe e stabilitetit, era e progresit, e përafrimit me familjen europiane.
 
“Është privilegj për mua, tha zonja Topalli të ndodhem këtu së bashku me zotin Romano Prodi, një miku të madh dhe mbështetësi të fuqishëm të  Shqipërisë dhe shqiptarëve.”
 
“Vendi ynë, vijoi zonja Topalli, ka përjetuar një histori të vështirë, por është e sigurt se asnjë vend nuk ka rekuperuar kaq shpejt kohën e humbur, duke pësuar transformime kaq të mëdha, në një kohë kaq të shkurtër sa Shqipëria.
 
Firmosja e kontratës me Europën, ishte një besim që iu dha  kësaj mazhorance për të udhëhequr reformat dhe kjo mazhorancë po justifikon bindshëm këtë besim, duke shenjuar njëri pas tjetrit sukes pas suksesi.
 
Procesi i ratifikimit të MSA-së, thënë thjesht, është një përgjigje e vendeve të BE-së, nëse e pranojnë apo jo Shqipërinë mes tyre, në Bashkimin Europian. Pra ky ratifikim, nuk ishte thjesht ratifikim i një marrëveshje, por ishte një ratifikim, nëse mund ta quaj kështu, i reformave, përpjekjeve, rezultateve dhe sukseseve të Shqipërisë. Ishte konfirmim i besimit të vendeve të Bashkimit Europian tek institucionet shqiptare, te progresi i dukshëm, te perspektiva europiane e Shqipërisë.
 
Nuk ishte rastësi që ky konfirmim iu dha Shqipërisë edhe në prill të këtij viti, në Samitin e Bukureshtit, ku Shqipëria mori ftesën për t’ju bashkuar Aleancës më të madhe të Lirisë,  NATO-s. Ngjarje e jashtëzakonshme për popullin shqiptar, i cili u kthye në shtëpinë e tij, në vatrën e lirisë.
 
Falë reformave të guximshme, falë një lidershipi të fortë e të përkushtuar,  ne firmosëm marrëveshjen e lehtësimit të vizave me BE-në dhe, tani po bëjmë çdo përpjekje për të plotësuar detyrimet ndaj partnerëve europianë, por mbi të gjitha ndaj shqiptarëve, për liberalizimin e vizave, sepse ashtu siç e kam thënë edhe më parë, Muri i Shengenit është një problem serioz për qytetarët shqiptarë, sërish të izoluar dhe në pamundësi për të lëvizur të lirë. Dhe një lajm i mirë erdhi, në fakt, para pak ditësh, se liberalizimi i vizave do të bëhet brenda vitit 2009.
 
Më tej, Kryetarja Topalli vuri theksin te diplomacia parlamentare si një dimension që ka rezultuar, jo vetëm i rëndësishëm, por mbi të gjitha efikas.
“Për natyrën e tij unike, parlamenti është jo vetëm insitucion qendror, por esencial, është  insitucioni që bart vullnetin dhe zërin e qytetarëve. Kjo i jep atij peshën e sovranit, por edhe një përgjegjësi të madhe. Së bashku me kolegët deputetë, kemi takuar shumë personalitete e kemi bërë shumë miq. Miq që na janë gjendur pranë si në ratifkimin e MSA-së ashtu edhe  në marrjen e ftesës për NATO, miq që i kemi në krah përgjatë  rrugës sonë integruese dhe ne u jemi të gjithëve mirënjohës.
 
Jam realiste nëse them me bindje se imazhi i Shqipërisë në botë është përmirësuar ndieshëm dhe Shqipëria është sot atraktive për investitorë dhe turistë, gjithnjë e në rritje”, u shpreh zonja Topalli.
 
“Ne, tha zonja Topalli,  kemi kuptuar se për të drejtuar reformat në Parlament duhet të punojmë të gjithë së bashku dhe kështu do të jemi  më të besuar te qytetarët tanë dhe tek ata të Europës.
 
Ne kemi kuptuar se demokracia nuk është diçka që arrihet një herë e përgjithmonë dhe përfundon në një moment të caktuar.  Të gjithë duhet të angazhohemi pa u ndalur, për të bërë të mundur që ligjet tona, që reformat tona, inisitucionet tona të përmirësohen në vijimësi, që e ardhmja jonë, e djemve dhe vajzave, e fëmijëve tanë të jetë sa më e sigurt.
 
Duke u ndalur në reformat e ndërmarra, veçanërisht ato ekonomie, zonja Topalli u shpreh:
 
“Në Kuvend  është punuar shumë për përmirësimin e legjislacionit për të krijuar një klimë sa më të përshtatshme për rritjen e investimeve të huaja. Është debatuar shumë në komisione dhe janë miratuar në parlament ligje që ndihmojnë investitorët. Investime të mëdha po bëhen anembanë Shqipërisë, duke sjellë një ndryshim të dukshëm dhe të prekshëm për të gjithë shqiptarët. Jam e bindur se në se ecim me këto ritme, Shqipëria do të njohë së shpejti një “bum” të vërtetë ekonomik.
 
Unë besoj, theksoi zonja Topalli, se dëshira dhe synimi i të gjithëve është i njëjtë:
Të ndërtojmë një Europë gjithpëfshirësve dhe jo përjashtuese, një Europë pa mure, një Europë me dhe për të gjithë qytetarët. Në fund të fundit, jemi të gjithë ne,  politikanët, qytetarët, djemtë e vajzat, që përmes reformave, progresit, dinamikës do të shkurtojmë rrugën për realizimin e projektit tonë të përbashkët: Bashkimin Europian.”

 

 

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara